Lajme

“Djali im quhet Kastriot”, deputeti kanadez uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

02/14/2026 13:07
nga:Y I

Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova gjatë një fjalimi në Parlamentin e Kanadasë.

Ai theksoi se Kanadaja ishte ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, duke shprehur krenarinë e tij për këtë fakt.

“Javën tjetër Kosova do të festojë 18-vjetorin e Pavarësisë. Jam i lumtur si kanadez që ishim ndër shtetet e para që e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Gruaja ime është nga Kosova dhe ne kalojmë kohë atje në pushime, shijojmë ushqime shumë të mira dhe mësova shumë për kulturën e pasur të tyre. Kosovarët janë krenarë me vendin e tyre. Kam edhe një këshillë, nëse jeni në Kosovë duhet ta shijoni makiaton më të mirë që e kam pirë në jetën time, në Rahovec. Djali im Ëilliams Kastriot është emëruar pas njeriut që përfaqësoi guximin dhe pavarësinë”, është shprehur Kyle Seeback.

Seeback bëri të ditur se djali i tij mban emrin e dytë Kastriot.

Në fund të fjalimit, deputeti Seeback uroi në gjuhën shqipe: “Urime Dita e Pavarësisë”.

Kujtojmë se Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, ndërsa Kanadaja ishte një nga vendet që e njohu shtetin e ri në ditët e para pas shpalljes.