Sporti

Djali i Zlatan Ibrahimovic po shkëlqen, realizon gol të bukur në derbin ndaj Interit U19

09/22/2024 11:54
nga:Lorik J

Derbi i madh italian, Milan – Inter luhen sot edhe tek grupmoshat e reja.

Në kampionatin e juniorëve në Itali, Milani dhe Inter po përballen aktualisht, me ekipin “Rossoner” që është duke triumfuar me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e dytë për Milanin në këtë duel e ka shënuar djali i Zlatan Ibrahimovic, Maximillian Ibrahimovic.

Ai realizoi pas 28 minutave lojë – me një goditje të bukur.

Ja pamjet: