Showtime

Djali i Violeta Kukaj garon për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision

10/19/2023 15:15
nga:Y I

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), sot ka publikuar emrat e pjesëmarrësve që do të garojnë në edicionin e 62-të në Festivalin e Këngës.

Mes emrave të garuesve, është pranuar edhe kënga “Çmendur” e cila do të interpretohet live në fund të dhjetorit nga këngëtari Mal Retkoceri, i cili është djali i këngëtares së njohur Violetë Kukaj, shkruan Zeri.info.

Me këtë Mali ka konfirmuar se do të hy në tregun e muzikës, duke garuar në një prej festivaleve më të mëdha shqiptare, ku fituesi përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

Mbetët të shihet se si do ia dal Mali me debutimin e tij në muzikë, pasi në sportin e bodybuilding tashmë ka arritur t’ia dal shumë mirë.