Donald Trump Jr ka mbërritur në Grenlandë, dy javë pasi babai i tij, përsëriti dëshirën e tij që SHBA-ja të merrte kontrollin e territorit autonom danez.
Para arritjes së tij në kryeqytetin Nuuk, djali i presidentit të zgjedhur amerikan tha se ai po shkonte si turist në një “udhëtim shumë të gjatë, personal, ditor”, për të biseduar me njerëzit dhe nuk kishte planifikuar takime me zyrtarë qeveritarë.
Përpara udhëtimit të djalit të tij, Donald Trumpi ringjalli një polemikë që ai ndezi muajin e kaluar kur tha se “pronësia dhe kontrolli i Grenlandës është një domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare të SHBA.
Gjatë mandatit të tij të parë si president, Trumpi kishte shprehur një interes për të blerë ishullin Arktik. Ai është kundërshtuar nga drejtuesit e Grenlandës në të dyja rastet, raporton BBC.
“Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi në shitje,” tha kryeministri i ishullit, Mute Egede, në dhjetor. “Grenlanda i përket popullit të Grenlandës”.
Me një popullsi prej 57 mijë banorësh, Grenlanda ka një autonomi të gjerë, por ekonomia e saj varet kryesisht nga subvencionet nga Kopenhaga dhe ajo mbetet pjesë e mbretërisë së Danimarkës.