Enzo Vieira vazhdon të spikasë në radhët e të rinjve të Real Madridit.
Djali i Marcelos, një mbrojtës i majtë që i dha fund kontratës me bardhezinjtë këtë sezon, shënoi golin e parë të madrilenëve kundër Inter Miami, në turneun e La Liga Promises, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas goditjes me kokë, 12-vjeçari ka festuar si zakonisht si Cristiano Ronaldo. Një festë e përsëritur edhe nga babai në vijën anësore, me Marcelon që dukej shumë i lumtur.
Marcelo celebrating his son Enzo scoring for Real Madrid's academy ? pic.twitter.com/9pAypNTlYg
— ESPN FC (@ESPNFC) June 25, 2022


