Iago Silva, djali i mbrojtësit legjendar brazilian Thiago Silva, është thirrur për herë të parë në ekipin kombëtar të Anglisë nën 15 vjeç, raportojnë mediat britanike.
Talenti 14-vjeçar ka qenë pjesë e akademisë së Chelseat, ku ka luajtur babai i tij. Iago, i cili është gjithashtu mbrojtës, tashmë po bën përshtypje me teknikën, pozicionimin dhe aftësinë e shkëlqyer për të lexuar lojën.
Thirrja nuk do të thotë që Silva Jr. ka zgjedhur përfundimisht të përfaqësojë Anglinë – ai ende mund të vendosë të luajë për Brazilin në të ardhmen.
Babai i Jagos, Thiago Silva, i cili u kthye në Brazil dhe aktualisht luan për Fluminense, ndau krenarinë e tij për suksesin e të birit dhe theksoi këmbënguljen dhe disiplinën e tij në punë.
/GazetaBlic Sport


