Lajme

Djali i Thaçit kujton kohën kur ish-presidenti merrte pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve

07/06/2023 22:46
nga:G B

Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi me anë të një postimi në instagram ka komentuar pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e e shënimit të ditës së pavarësisë së SHBA-ve.

Ai ka falenderuar ambasadorin Hovenier për ftesën duke u shprehur që shpreson se ky vit të jetë i fundit që ai e pret pa babain e tij i cili gjendet në Hagë.

“Me vite të tëra ishte babi në pritjen e madhe diplomatike amerikane për 4 korrikun, edhe këtë vit mungon, shpresojmë të jetë i fundit, por falenderoj nga zemra ambsadorin Hovenier për ftesën që më nderoi mua, babain dhe familjen, Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë SHBA-në”, tha ai.