Lajme

Djali i Sali Sekiraqës, me jelek antiplumb del para gjykatës

09/10/2024 14:09
nga:Y I

Djali i Sali Sekiraqës, Shkumbin Sekiraqa, i veshur me jelek antiplumb ka dalur para gjykatës, nën akuzat se ka tentuar ta vras Pajtim Gashin.

Ai nuk e ka pranuar fajësinë për tentim-vrasje, ndaj anëtarit të familjes së njohur si “Capat”.

Plagosja e Gashit në këmbë kishte ndodhur më 4 mars të këtij viti. Ky konflikt dyshohet se i parapriu atij që ndodhi në “Aktash të Prishtinës” natën e 1 shtatorit, ku mbeti i vdekur një anëtar i familjes “Capat”, dhe u plagosën pesë persona të tjerë.