Cristiano Ronaldo Jr është kthyer në Akademinë e Real Madridit pas mungesës katërvjeçare.
Djali i superyllit të futbollit botëror është përfshirë edhe një herë në akademinë e të rinjve të Los Blancos – njofton gazetari i AS, Edu Cornago.
Cristiano Jr ka shënuar më shumë se 50 gola në 20 ndeshje të zhvilluara në grupmoshat nën 14 vjet.
Pas rikthimit të babait të tij te Manchester Unitedi, 12-vjeçari kishte nisur stërvitjet në kategoritë e të rinjve te klubi anglez.
?El Real Madrid vuelve a incorporar a su cantera al hijo mayor de Cristiano Ronaldo
⚽️El bichito lleva más de 50 goles en 20 partidos en la sub-14 pic.twitter.com/cpTRqBJmHZ
— Edu Cornago (@educornago) December 27, 2022
Më pas, në shkurt të këtij viti, ai u prezantua edhe zyrtarisht si lojtar i ri i pionierëve të Djajve të Kuq.
Porse, pas ndërprerjes së kontratës së CR7, edhe djali i tij është larguar nga Unitedi dhe tashmë ndodhet në Akademinë e Real Madridit.


