Sporti

Djali i Ronaldos debuton me akademinë e Al-Nassr

10/20/2023 21:49
nga:E K

Djali i Cristiano Ronaldos, Ronaldo Jr ka bërë debutimin e tij me ekipin e akademisë U15 të Al-Nassr.

Al-Nassr njoftoi se djali i madh i pesë herë fituesit të Topit të Artë, Cristiano Ronaldo Jr, ka debutuar për ekipin U15 të klubit pas stërvitjes me ta që nga transferimi i babait të tij në Arabinë Saudite në fillim të këtij viti.

13-vjeçari ka luajtur më parë për ekipet e të rinjve të Real Madrid, Juventus dhe Manchester United.

I riu mban numrin 7 për anën e akademisë ashtu si babai i tij.

Reprezentuesi portugez do të jetë gati të përballet me Damac në ndeshjen e ardhshme të Ligës Pro në Arabinë Saudite më 21 tetor.