Djali i Ronaldinhos, Joao Mendes, ka një ekip të ri në Angli.
20-vjeçari është ende duke u përpjekur të etablohet si futbollist profesionist dhe pas një periudhe me ekipin nën-21 të Burnley, aventura e tij e re do të vazhdojë tek Hull City, transmeton GazetaBlic Sport.
Te Burnley, ku ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2024, ai dështoi të shkëlqente dhe u largua këtë verë.
Përpara se të luante në Angli, Joao ishte pjesë e La Masia. Ai luan kryesisht si sulmues i krahut të majtë. Ai bëri pesë paraqitje për Burnley U21 sezonin e kaluar, duke shënuar një gol kundër Reading dhe duke dhënë dy asiste.
/GazetaBlic Sport/


