Daniel Maldini thuhet se është afër t’i bashkohet skuadrës së Serie B, SPAL në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Calciomercato.com raporton se 20-vjeçari po kërkon më shumë kohë për të luajtur dhe është i hapur për t’u larguar nga kuqezinjtë në huazim në janar, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadra e Serie B, SPAL ka hapur bisedimet me Milanin dhe thuhet se është afër sigurimit të shërbimeve të tij në një marrëveshje të përkohshme deri në qershor.
Maldini ka luajtur 219 minuta në 11 paraqitje këtë sezon, duke shënuar një gol.
Kuqezinjtë janë gjithashtu në bisedime me Valencia-n për Samu Castillejo, i cili mund të kthehet në Spanjë në një marrëveshje huazimi me një opsion për blerje.
/GazetaBlic Sport/


