Kupa e Botës 2022

Djali i Maradonës: Messi, ti e meritove më shumë se kushdo tjetër, babai im feston nga lart

12/19/2022 18:48
nga:E K

Argjentina është kampioni i ri i botës.

Lionel Messi me shokë fitoi finalen dramatike ndaj Francës, duke qenë më të mirë në penallti pasi 120 minutat përfunduan me rezultat 3-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas triumfit në Kupën e Botës, djali i legjendës argjentinase, Maradona e ka uruar Messin me fjalë të mëdha për arritjen.

Argjentina është kampione e botës, jam i lumtur për ty Lionel Messi, sepse askush nuk e meritoi kupën më shumë se ti. Jam i lumtur për popullin tim, për vendin tim. Gjithmonë jam ndjerë argjentinas në zemër. Babai im po feston nga atje lart, ti nuk e di sa shumë dua të të përqafoj”.