Gazeta Athletic raporton se djali i Cristiano Ronaldos, Ronaldo Jr, është stërvitur me ekipin U16 të Real Madridit të premten përpara një transferimi të mundshëm në akademinë e famshme të klubit, La Fabrica.
Sulmuesi 15-vjeçar aktualisht luan për ekipin e të rinjve të Al-Nassr, klubin saudit ku luan edhe babai i tij.
Ai ka luajtur gjithashtu për ekipin e të rinjve të ish-klubeve të babait të tij, Manchester United dhe Juventus.
Ronaldo Jr bëri debutimin e tij për ekipin U-15 të Portugalisë vitin e kaluar dhe më pas është paraqitur për ekipin U17.
/GazetaBlic Sport


