Lajme

Djali i Hashim Thaçit publikon një fotografi me Memli Krasniqin, pasi u zgjodh kryetar i PDK-së

07/03/2021 16:43
nga:Gazeta Blic

jali i ish- kryetarit të PDK-së, Endrit Thaçi e ka uruar Memli Krasniqin me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Urime Kryetar @memlikrasniqi”, ka shkruar Endriti, derisa ka publikuar një fotografi me të dhe me babanë e tij.

Zgjedhjen e Krasniqit e ka uruar edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Urimi i plotë i Kurtit:

I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.
Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.
Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.
Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.