Lajme

Djali i Hashim Thaçit publikon fotografinë e rrallë të babait të tij nga koha e luftës

07/14/2022 19:06
nga:Genita C

Djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka publikuar një foto të vjetër të babit të tij, raporton GazetaBlic.

Në llogarinë e tij në Instagram ai ka postuar foto të Hashim Thaçit që nga koha kur ishte në luftë.

Hashim Thaçi ishte njëri ndër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tani gjendet në Hagë së bashku me disa ish-liderë tjerë pasi është i akuzuar nga Gjykata Speciale.