Showtime

Djali apo vajza? Cili është fëmija i preferuar i Aurela Hoxhës

05/25/2023 18:59
nga:G B

Modelja Aurela Hoxha është nënë e dy fëmijëve, të birit Alaron dhe të bijës që vetëm së fundmi ia zbuloi emrin, Luna/Ea.

Ajo jeton me partnerin misterioz në Spanjë dhe megjithëse kemi parë foto të saj me fëmijët apo me partnerin, kurrë s’na ka treguar portretin e tyre.

Duket se Aurela kërkon të ruajë hermetike disa detaje nga jeta e saj private, por në ditëlindjen e të birit nuk rezistonte dot pa bërë një urim. Madje, në urim zbuloi se mes djalit dhe vajzës, i biri është fëmija i saj i preferuar.

“Gëzuar ditëlindjen fëmijës tim të preferuar! (Shhh, mos i trego Luna/Ea’s. Te duaaa jeta ime, falenderoj Zotin ç’do dite qe te solli ne jeten time, ti i jep kuptim ! Te duaaaaa, te duaaaam! Frym! ❤️”- shkroi ajo, edhe kësaj here pa treguar portretin e të birit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)