Sporti

‘Djajtë e Kuq’ nuk dorëzohen, Man United ka gati ofertën e dytë për Ramus Hojlund

07/03/2023 09:52
nga:Lorik J

Manchester United mund të bëjë një ofertë të dytë për sulmuesin e Atalantas, Rasmus Hojlund, pasi humbi Harry Kane dhe Victor Osimhen.

Manchester United është në kërkim të një sulmuesi cilësor dhe fillimisht ishte lidhur me një lëvizje për Harry Kane të Tottenhamit dhe yllin e Napolit Victor Osimhen, por Spurs thuhet se kanë refuzuar të bëjnë biznes me Djajtë e Kuq dhe çmimi i Osimhen prej 150 milionë funte është shumë për klubin, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo e ka shtyrë klubin që tani ta kthejë fokusin e tyre drejt Hojlundit të Atalantës.

Ata kanë parë tashmë një ofertë fillestare prej 31 milion funtesh që u refuzua nga italianët dhe tani po përgatiten të bëjnë një ofertë të dytë prej 40 milion funtesh për sulmuesin danez.

/GazetaBlic Sport