Sporti

DJ i famshëm bullizohet për shkak të Messit

01/03/2022 15:25
nga:Lorik J

Një DJ i famshëm i cili mori pjesë në të njëjtën festë ku ishte edhe Leo Messi, pasi u izolua për shkak të Covid-19, ka marrë me qindra ofendime në rrjetet sociale nga persona të cilët e akuzojnë se ka infektuar yllin e PSG-së me koronavirus.

Fer Palacio, artist 31-vjeçar nga Argjentina postoi një foto me Messi në një event të mërkurën e shkuar e më pas futbollisti rezultoi pozitiv në Argjentinë të dielën. Për shumë persona, ishte pikërisht DJ që e infektoi shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe një lumë abuzimesh nisën në adresë të tij.

Kjo detyroi DJ që të postonte një test negativ në Twitter, që të vërtetonte se ai nuk kishte të bënte me infektimin e Messi. Fer Palacio tha se ndihej keq, sepse atë e kanë quajtur vrasës e kjo i ka sjellë stres. Për këtë arsye ai postoi testin që e bëri përpara se të udhëtonte drejt Uruguait.

Messi është një nga katër futbollistët e klubit parisien që rezultoi pozitiv me Covid-19. Trajneri Maurizio Poçhettino nuk ka përcaktuar një datë se kur ylli argjentinas do të jetë i gatshëm për ekipin. 34-vjeçari ka luajtur në 16 takime në të gjitha kompeticionet për PSG-në sezonin e tij të parë dhe ka realizuar 6 gola.