Showtime

Dj Dagz i dhuron Einxhel dhuratën e bukur, emocionohet moderatorja

02/10/2022 21:27
nga:Genita C

Einxhel ka marrë ditën e sotme një surprizë që e ka lënë pa fjalë. Një parashutë ka fluturuar mbi shtëpinë e famshme me një dedikim bashkëngjitur me foton e moderatores. Por parashutisti mbante gjithashtu dhe një arush që më pas e hodhi brenda shtëpisë.

Kjo ishte një dhuratë e ëmbël që mori nga Dj Dagz, i cili ndodhet jashtë shtëpisë së Big Brother. Këtë e ka konfirmuar dhe vetë ai pasi ka ndarë një foto ku shihet Einxhel teksa përqafon arushin. Einxhel u emocionua pasi kishte kërkuar prej kohësh një dhuratë nga ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Rikujtojmë se moderatorja me Dj-in e njohur kanë krijuar një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.