Showtime

DJ Dagz dhe Sabiani rregullojnë raportet pas daljes nga BBV, publikojnë video duke shkëmbyer përqafime të zjarrta

01/23/2022 08:33
nga:Donika Fetahu

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP duket se vazhdojnë të jenë shumë të diskutuar edhe pas daljes së tyre nga aventura e famshme.

Megjithëse brenda shtëpisë kanë pasur disa herë debate dhe raporte jo shumë të mira me njëri-tjetrin, këngëtari Sabioni dhe DJ Dagz duket se kanë bërë paqe pas largimit nga spektakli.

Ata kanë realizuar së bashku një video nga prapaskenat e spektaklit, ku shihet teksa i dhurojnë përqafime të zjarrta njëri-tjetrit.
“Ja dhe vëllai i vogël ka ardhur këtu nga Kosova”, dëgjohet duke thënë Sabiani, pasuar nga DJ Dagz, i cili thotë: “Sabi, të dua shumë”.