Cult

Dizajnerja Hoxha vjen me ekspozitën e radhës

09/29/2022 12:12
nga:Gazeta Blic

Dizajnerja e njohur kosovare, Arbresha Hoxha që me veprat e saja artistike ka kaluar edhe kufijtë e Kosovës, përsëri në përgatitje të ekspozitës së radhës.

Puna kreative, e përkushtimi edhe si ligjëruese, u gërshetuan ne veprat artistike të dizajneres së njohur si krijuese, tash ku së shpejti do të ekspozojë jashtë kufijve të Kosovës. Hoxha shprehet që organizimi i ekspozitave ndërkombëtare por edhe atyre vendore është sfidues.

Ajo shton se pavarësisht kësaj, organizimi i tyre “të jep edhe emocion kur prezanton veprat tek artdashësit”.

Hoxha njëherësh njihet për ekspozimin e veprave të saj ku mbi dizajnin mësoi në SHBA. Ekspozoj në shumë vende të Evropës,edhe në Sharm Elsheikh të Egjiptit, e po ashtu edhe në Stuttgart, Kroaci.

Po ashtu edhe në kohë të pandemisë ishte pjesëmarrëse në ekspozita online të organizuar në Napoli të Italise. Vizitoi shumë vende si artiste për të marrë më të mirën e ta sjell në krijimtarinë e saj.

Krijuesja nga Kosova, e cila arriti të depërtojë përtej kufijve vetëm për të jetësuar qëllimin dhe objektivat e saj në fushën e artit, angazhimi i saj është për punim shkencor ndërkombëtar”. Dizajnere e si krijuese tash edhe si ligjëruese, ka përçuar edhe tek studentët mesazhin që me punë arrihet cdo gje. Shumë shpejtë do mësojmë për detaje rreth ekspozitës së radhës.