Avokatja Margarita Kola ka komentuar në Report Tv procesin e divorcit të Princ Lekës dhe Elia Zahrisë.
Kola tha se më 18 mars do ketë një seancë gjyqësore, ndërsa u ndal edhe në atë çfarë parashikon ligji për ndarjen e pasurisë.
Avokatja thotë se pasuritë e trashëguara, si Pallati Mbretëror, nuk futet në listën e pasurive që ndahen mes çiftit.
“Është një proces gjyqësor i hapur. Në lidhje me zgjidhjen e martesës, edhe në kushtet kur zgjidhet, si konsensus apo ndërmjetësimin, do shkosh në gjykatë. Ka një proces gjithmonë në gjykatë. Urdhri i mbrojtjes nuk ndikon, ligjërisht nuk ndikon. Të shkon mendja mos bëhet për ndarje pasurie. Ligji e ka të qartë. Çdo pasuri e vënë gjatë martesës ndahet 50 me 50 nëse pala tjetër nuk vërteton në gjykatë. Pallati është i trashëguar që nuk futet në objektet që do ndahen. Çdo gjë tjetër që vihet gjatë martesës dhe vjen si rezultat i kontributit të martesës ndahet 50 me 50. Nëse çifti ka rënë dakord se do e ndajmë në x mënyrë, shkohet në gjykatë dhe vendoset”, tha avokatja.