Sporti

Divock Origi preferon të mbetet në Premier League, kjo mund të jetë skuadra e tij e re

01/07/2022 22:09
nga:Mergim Rreci

Divock Origi vazhdon të jetë shumë i kërkuar nga skuadrat e ndryshme evropiane.

Sulmuesi i Liverpool ka pasur pak minuta në këmbet e tij tek kjo skuadër dhe tashmë thuhet se po e mendon seriozisht largimin, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ai ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Premier League, me Newcastle në mesin e atyre që janë të lidhur me shërbimet e tij së fundmi.

Origi ka qenë gjithmonë produktiv me golat e tij tek skuadra e Klopp dhe do të ishte një transfer i qëlluar për çdo skuadër.

/GazetaBlic Sport/