Aventura e Origit te Liverpool tashmë është drejt fundit.
Sulmuesi belg është vetëm zgjedhja e tretë e Klopp për qendrën e sulmit të The Reds, shkruan GazetaBlic Sport.
Minutazha e paktë që ka në dispozicion kanë bërë që belgu të mendoi largimin. Me interesimin e Milan Origi është joshur nga ideja e kalimit në San Siro dhe dëshiron të arrijë marrëveshje sa më shpejtë me skuadrën italiane.
Agjentët e tij janë në bisedime me zyrtarë të Milan, kurse negociatat kanë avancuar shumë ku edhe së shpejti pritet një marrëveshje verbale mes palëve.
Origi do të largohet nga Liverpool si transfer i lirë pasi kontrata e tij mbaron në fund të sezonit.
Divock Origi's more than tempted by AC Milan contract proposal to sign him on a free. Talks in progress with his agents in order to complete the verbal agreement as soon as possible. ? #ACMilan
Liverpool board knows there are huge chances for Origi to leave as free agent.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 21, 2022
/GazetaBlic Sport/


