Zgjedhjet Lokale

Ditën e fundit të fushatës zgjedhore, Kusari – Lila e fillon në një fabrikë ëmbëlsirash

10/15/2021 10:51
nga:M K

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ditën e fundit të fushatës zgjedhore e ka filluar në një fabrikë ëmbëlsirash.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kusari-Lila bëri të ditur se në shoqërinë e bashkëpunëtorëve, ka vizituar fabrikën që udhëhiqet nga një grua, me premtimin se biznese të këtilla do ta kenë gjithmonë mbështetjen e saj, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/