Lajme

Ditë zie për shkrimtarin e njohur shqiptar, i ndërron jetë bashkëshortja

11/27/2021 16:03
nga:Y I

Sot një ditë shumë e trishtë për shkrimtarin e njohur, Ylljet Alicka. Bashkëshortja e tij, Lindita ka ndërruar jetë.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, ku ka treguar se përcjellja për në banesën e fundit do të bëhen ditën e dielë.

“Të dashur miq, Ju falenderojmë për ngushëllimet tuaja të ngrohta. Ju njoftojmë se përcjellja për në banesën e fundit (Sharrë), e bashkëshortes, nënës dhe gjyshes së shtrenjtë Lindita Musaraj-Alicka bëhet ditën e dielë, 28.11.2021, ora 12:00, nga shtëpia. Adresa Rr. Dervish Hima, ish-pallati Klan, Tiranë”, ka shkruar Aliçka.

Ylljet Alicka është një nga shkrimtarët dhe skenaristët më të njohur shqiptar.

Ai mori famë më së shumti si autor i romanit Parullat e gurta.

Gjithashtu, ka qenë i angazhuar edhe në profilin politik si ambasador i Shqipërisë në Francë.