Cult

Ditë zie për artin e kulturën! Ndahet nga jeta profesor Bibë Berisha

04/23/2021 15:07
nga:G C

Sot në moshën 70-vjeçare është ndarë nga jeta profesor Bibë Berisha.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga faqja e Ansamblit Etno-Kulturor “Katarina Josipi”.

Në Ansamblin Etno-Kulturor “Katarina Josipi”, Bibë Berisha, ka qenë tejet aktiv që përveç që i binte klarinetit, fizharmonikës, ai udhëheqi edhe orkestrën e ansamblit dhe korin e Shkollës Fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Zym të Hasit./GazetaBlic/