Sporti

Ditë vendimtare për të ardhmen e Kane, zyrtarët e Bayern udhëtojnë sot drejt Londrës

07/28/2023 13:18
nga:E K

Sot mund të jetë dita vendimtare për të ardhmen e Harry Kane.

Sulmuesi anglez dëshiron të largohet nga Tottenham dhe Bayern Munich po bën gjithçka për ta sjellë në Gjermani, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazeta Bild, presidenti Jan-Christian Dreesen dhe shefi i skautingut, Marco Neppe do të udhëtojnë sot drejt Londrës për të takuar Daniel Levy, duke u përpjekur të gjejnë një marrëveshje për transferimin e kapitenit të kombëtares angleze.

/GazetaBlic Sport/