Lajme

Ditë rrufesh mbi Shqipëri/ Një tjetër shkarkesë shkrumbon banesën në Shkodër

06/09/2022 19:50
nga:G B

itë rrufesh mbi Shqipëri mund të´cilësohet e sotmja.

Një tjetër shkarkesë ka shkrumbuar katin e parë të një banese në fshatin Razëm.

Rrufeja ka djegur banesën në pronësi të Flamur Hoxhës, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Rasti vjen pas rrufesë në Malësinë e Madhe, në të cilën humbi jetën Arben Ivanaj 50-vjeç.

Rrufeja goditi edhe një banesë në Sarandë.