Lajme

Ditë për plazh, në male do ketë edhe breshër – parashikimi i motit në Shqipëri

05/29/2022 08:24
nga:G B

Territori i Shqipërisë do të dominohet nga kthjellimet deri në mesditë ku mv pas priten kalime vranësirash të lehta në të gjithë vendin.

Vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat malore verilindore dhe juglindore duke shkaktuar momente të shkurtra me shira në formë rrebeshi, nuk përjashtohet mundësia për breshër.

Pasditjavijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë territorin e vendit. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 34°C.