Sporti

Ditë e rëndësishme për xhudon kosovare, sot garojnë katër xhudistë në Grand Slam të Parisit

02/05/2022 09:28
nga:E K

Xhudistët kosovar do të kenë një ditë të rëndësishme sot.

Sot mbahet në Paris të Francës, Grand Slami, në të cilin do marrin pjesë 4 garues nga Kosova, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë garë garë do të jenë 5 kontinente pjesëmarrëse, 52 shtete, 285 garues prej të cilëve, 154 meshkuj, 131 femra.

Kosova do të paraqitet me garues si: Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu e Akil Gjakova.

Të gjithë garuesit kosovarë ndeshen sot. Garat fillojnë nga ora 10:30.

/GazetaBlic Sport.