Sporti

Ditë e lumtur për Ylber Ramadanin, një djalë i shtohet familjes së tij

01/20/2024 18:06
nga:Mergim Rreci

Sot është një ditë e lumtur për Ylber Ramadanin dhe familjen e tij. Mesfushori i kombëtares shqiptare është shtuar me djalë.

Sipas postimi të skuadrës së Lecces, familja ka vendosur që djali të pagëzohet me emrin Nur, transmeton GazetaBlic Sport.

Ramadani pritet të luajë titullar si gjithmonë me Leccen në ndeshjen e nesërme ndaj Juventus, ndërkohë që trajneri Roberto D’Aversa u ndal edhe te “luftëtari” shqiptar në konferencën për shtypin.

“Shpresoj që Ylberi të përsëritë golin vendimtar që shënoi ndaj Frosinones. Ai është shumë i lumtur dhe i karikuar, shpresojmë që karikimi dhe energjia e tij t’i transmetohet skuadrës”, theksoi trajneri i Lecces.

Kujtojmë që Ramadani ishte në mesin e futbollistëve më të rëndësishëm në kualifikimin e Shqipërisë në ‘Euro 2024’.

/GazetaBlic Sport/