Sporti

Itali – Spanjë, mësohen gjyqtarët për gjysmëfinalen e Ligës së Kombëve

10/05/2021 11:59
nga:Mergim Rreci

Nesër zhvillohet gjysmëfinalja e parë në Ligën e Kombeve mes Italisë dhe Spanjës.

Takimi do të luhet në “San Siro” dhe do të drejtohet nga një treshe ruse me në krye Sergei Karasev, përcjell GazetaBlic Sport.

UEFA e ka përcaktuar 42-vjeçarin nga Moska këtë takim mjaft të rëndësishëm. Karasev ka drejtuar shumë ndeshje në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë takime në Kampionatin Botëror në vitin 2014 në Brazil, në Europianin e vitit 2016 dhe atë të vitit 2020.

Ndeshja zhvillohet në ora 20:45.

Ndihmës të tij do të jenë Igor Demshenko dhe Maksim Gavrilin. Në VAR do të jetë holandezi Pol van Bekel.

/GazetaBlic Sport/