Lajme

Dita nis e kthjellët e me temperatura të larta, moti ndryshon gjatë pasdites

05/30/2022 08:09
nga:G B

Sipas MeteoAlb, Shqipëria mbetet nën dominimin e moti të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjate gjithë 24-orëshit.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore duke sjellë rrebeshe shiu në veri-verilindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C. Era do të fryjë me shpejtesi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.