Lajme

Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, Haxhiu: Puna e tyre kërkon guxim të madh por edhe disiplinë

05/04/2026 14:16
nga:Genita C

Albulena Haxhiu, ka shprehur mirënjohje për zjarrfikësit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se zjarrfikësit janë gjithmonë në vijën e parë të rrezikut, duke ndërhyrë në raste zjarresh, përmbytjesh, aksidentesh dhe operacione shpëtimi, aty ku çdo sekondë është jetike.

Haxhiu vlerësoi guximin dhe disiplinën e tyre, duke i falënderuar për shërbimin e përditshëm dhe gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët në momentet më të vështira.