Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dërguar një mesazh për të kujtuar viktimat dhe për të riafirmuar përkushtimin e partisë ndaj zbardhjes së fatit të tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj ndaj kauzës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe qëndron krah familjarëve të tyre.
Abdixhiku thekson se Bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimi Evropian, duhet të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb, që ende mban të fshehur fatin e këtyre viktimave.
“Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj kauzës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve si dhe qëndron krah për krah me familjarët e tyre në mbështetjen e kërkesës për të vërtetën dhe drejtësinë.Bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimi Evropian, duhet të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb, që ende mban të fshehur fatin e këtyre viktimave. Nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësit e krimeve e dinë ku janë ato viktima” shkruan Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Mesazhi i kryetarit Lumir Abdixhiku, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve:
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujtojmë 1617 personat që vazhdojnë të mbesin të zhdukur gati një çerek shekulli pas përfundimit të luftës. Ata përfaqësojnë plagën më të thellë dhe më të dhimbshme të shoqërisë sonë, një plagë që kërkon drejtësi dhe zbardhjen e plotë të fatit të tyre.
Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj kauzës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve si dhe qëndron krah për krah me familjarët e tyre në mbështetjen e kërkesës për të vërtetën dhe drejtësinë.
Bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimi Evropian, duhet të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb, që ende mban të fshehur fatin e këtyre viktimave. Nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësit e krimeve e dinë ku janë ato viktima.
Lidhja Demokratike e Kosovës, gjithashtu bën thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të intensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën.
Zbardhja e fatit të tyre mbetet një prioritet i yni i pandryshuar, dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.”


