Sporti

Dita më e keqe e Solskjaerit si trajner përfundoi me autografe!

10/25/2021 12:36
nga:Lorik J

Ole Gunnar Solskjaer e pa pozicionin e tij si trajner i Manchester United duke u lëkundur pas humbjes kundër Liverpool (0-5).

Pas ndeshjes, trajneri norvegjez tha se nuk ishte i kënaqur fare me veten dhe lojtarët e tij, ndërsa e cilësoi si humbjen më të keqe të tij si trajner, përcjell GazetaBlic Sport.

“E tëra që mund të them është se kjo është, pa dyshim, dita më e keqe që kur kam marrë këtë punë,” tha Solskjaer, i cili, gjatë rrugës për në autobus, u befasua me mesazhe inkurajimi dhe kaloi 10 minuta duke nënshkruar autografe.

/GazetaBlic Sport