Sporti

Dita e Vinicius Junior | Ylli i Real Madridit sot i nënshtrohet testeve mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit

08/28/2023 08:02
nga:L J

Sot, e hënë, është dita e Vinicius në Real Madrid. Madrilenët i rikthehen stërvitjeve pasditen e sotme, por më parë braziliani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të zbuluar shkallën reale të dëmtimit të tij.

Vinicius u dëmtua në ndeshjen e së premtes kundër Celta Vigo. Në minutën e 10, në një duel, ai dëmtoi pjesën e pasme të kofshës së këmbës së majtë. Ai u përpoq të vazhdonte me fashë, por pas pesë minutash u rrëzua në tokë dhe u desh të zëvendësohej, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, edhe Ancelotti ka dashur të qetësojë tifozët duke thënë se nuk dukej diçka serioze, por se nuk do të luajë këtë të shtunë, më 2 shtator, kundër Getafes në Bernabeu (16:15). Gjithçka dukej e qetë derisa Vinicius u pa duke çaluar jashtë Balaídos dhe duke pasur vështirësi të ngjitej shkallët e autobusit.

Sot, kur ky rrezik fillimisht zhduket ose zvogëlohet, lojtari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të zbuluar nëse ato janë shqetësime të thjesht,

/GazetaBlic Sport