Lajme

Dita e Veteranit – “UP-ja i kujton me krenari të gjithë ish-studentët dhe ish-profesorët që dhanë jetën e tyre në luftën e UÇK-së për liri”

12/30/2023 22:51
nga:Sh R

Universiteti, Hasna Prishtina për Ditën e Veteranit i ka përkujtuar të gjithë ish-studentët dhe ish-profesorët që kanë bërë shërbim vetëmohuesndaj vendit, duke e dhënë jetën për liri.

Sipas Komunikatës së UP-së, Dita e Veteranëve “është një moment për t’i nderuar dhe për të shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që i kanë shërbyer me guxim dhe devotshmëri vendit”.

“UP e shënon këtë ditë nëpërmjet mirënjohjes për të gjithë studentët dhe stafin akademik veteran për shërbim vetëmohuesndaj vendit. Një numër i madh i studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës, përmes organizimeve të tyre dhe si individë ishin pjesë e përpjekjes dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë për liri gjatë viteve 1998-99. UP i kujton me krenari në këtë ditë të gjithë ish-studentët e ishprofesorët që dhanë jetën e tyre në luftën e fundit për liri”, thuhet komunikatën e UP-së.

Më tej në komunikatën e UP-së thekson se Dita e Veteranit duhet të shërbejë që të mos harrojmë kurrë përpjekjet e atyre që shërbyen për atdheun dhe sipas UP-së ne duhet jemi të përkushtuar në mbështetjen dhe kujdesin për veteranët në komunitetin tonë.

“Sakrifica e tyre në mbrojtje të vendit paraqet udhërrëfyesin më të lartë të vetëmohimit për të mirën e përgjithshme. Kjo sakrificë është e lidhur ngushtë me misionin shërbyes të universitetit për ndikim në përparimin e përgjithshëm shoqëror”, përfundon komunikata e UP-së.