Lazio është e pamposhtur në tre ndeshje dhe nesër do të përballet me skuadrën e Bolognas.
Lazio do të jetë pa sulmuesin e tyre yll Ciro Immobile i cili pësoi një dëmtim muskulor, prandaj Vedat Muriqi pritet të fillojë ndeshjen nga minuta e parë në “Stadio Dall’Ara”, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi kosovar do ta ketë rastin që të dëshmojë vetën në ndeshjen e nesërme dhe një paraqitje pozitive do t’a përmirësonte edhe raportin e tij me tifozët, të cilët kanë qenë shumë kritikë ndaj tij.
Lazio ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit jashtë në Bolonjë.
Formacionet e mundshme
Bolonja (3-4-2-1) Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Dominguez, Svanberg, Hickey; Soriano, Barrow; Arnautovic
Lazio (4-3-3): Reina; Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Muriqi, Pedro
Ndeshja zhvillohet nesër në ora 20:45.
/GazetaBlic Sport/


