Sporti

Dita e Topit të Artë: Ja gjithçka që duhet të dini për ceremoninë

10/30/2023 16:22
nga:Lorik J

Në mbrëmjen e kësaj të hëne do të zhvillohet ceremonia e Topit të Artë 2023, ku Leo Messi pritet të marrë çmimin e 8-të.  Gjithashtu do të ndahen edhe trofeu Kopa dhe trofeu Yashin.

Tifozët duhet të kenë parasysh se në këtë ceremoni do të prezantohen edhe Trofeu Kopa, që i jepet lojtarit më të mirë U-21 të sezonit dhe trofeu Yashin, që i jepet portierit më të mirë.

Pretendentët për trofeun e parë janë Jude Bellingham – Real Madrid, por duke llogaritur sezonin e tij në Borussia Dortmund, Gavi – Barcelona -, Jamal Musiala – Bayern Munich -, Eduardo Camavinga – Real Madrid -, Pedri – Barcelona -, Xavi Simons – RB Leipzig, Alejandro Balde -Barcelona-, Antonio Silva -Benfica- dhe Rasmus Hojlund -Manchester United.

Në garë për çmimin e portierit të sezonit janë Yassine Bono-Sevilla dhe Al Hilal-, Thibaut Courtois -Real Madrid-, Mike Maignan -Milan-, Marc-Andre Ter Stegen -Barcelona-, Ederson -Manchester City-, Emiliano Martinez – Aston Villa-, Andre Onana -Manchester United, Aaron Ramsdale -Arsenal-, Dominik Livakovic -Fenerbahçe- dhe Brice Samba -Lens.

Në çfarë ore fillon gala?

Gala do të fillojë në orën 20:00.

Kush janë fituesit e mëparshëm?

Vitin e kaluar, Karim Benzema dhe Alexia Putellas fituan Topin e Artë, Gavi fitoi trofeun Kopa dhe Thibaut Courtois ngriti trofeun Yashin.

/GazetaBlic Sport