Lajme

Dita e Tokës | Ramush Haradinaj: Përgjegjësia jonë ndaj natyrës nuk fillon e as përfundon me një ditë

04/22/2025 10:00
nga:Genita C

Ramush Haradinaj ka theksuar se Dita e Tokës është një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësinë ndaj natyrës, por ajo nuk duhet të jetë një ngjarje e vetme, raporton GazetaBlic.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të angazhohen çdo ditë në mbrojtjen e bukurive të Atdheut, duke vepruar me ndërgjegje për të ruajtur mjedisin.