Sporti

Dita e Sadio Mane, sulmuesi sot do të kryejë testet mjekësore tek Bayern Munich

06/21/2022 10:34
nga:Lorik J

Sadio Mane në Bayern Munich, gjithçka e kryer.

Siç raporton Sky Sports UK, sulmuesi senegalez do të udhëtojë sot për në Gjermani – ku do të jetë tek bavarezët pas pak orësh, përcjell GazetaBlic Sport.

Fillimisht kërkohet një kontroll mjekësor para nënshkrimit të kontratës me Bayernin.

Ai do të bëjë testet mjekësore sot, kurse nesër do të prezantohet tek gjiganti gjerman.

Transferimi i tij do të kompletohet për 32 milionë euro.

/GazetaBlic Sport