Edhe në ditën e pestë vazhdon bllokada në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, raporton Gazeta Blic.
Bllokimi i tyre erdhi pas aplikimit të masës së reciprocitetit me palën serbe për targat e automjeteve nga autoritetet kosovare
Momentalisht situata paraqitet e qetë megjithëse pengesat e vendosura nga serbët vazhdojnë të jenë prezente.
Kështu ka deklaruar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, bazuar në autorizimet kushtetuese dhe ligjore si dhe bazuar në planifikimet operacionale në vazhdimësi po realizon ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë në të gjitha pikat kufitare me qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve, veprime këto të cilat janë duke vazhduar edhe sot.Policia e Kosovës në vazhdimësi ka përcjellë dhe monitoruar situatën dhe është kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, referuar situatës dhe zhvillimeve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, vlerësohet të jetë një situatë e njëjtë me pengesat e ndryshme të vendosura me automjete, mjete të rënda transportuese, zhavor etj, në lokacione të ndryshme drejt pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak”
“Sa i përket qarkullimit kufitar të gjithë personat që plotësojnë kritetret ligjore, përfshirë kriteret dhe masat ndaj pandemise, hyjne dhe dalin në RKS duke u bazuar në procedurat e parapara ligjore” tha Kelani për “Gazeta Blic”
Komuniteti ndërkombëtar gjatë këtyre ditëve ka bërë thirrje të vazhdueshme për qetësi nga të dy palët.
Kryeministri Kurti ka premtuar heqjen e masës së Reciprocitetit nëse edhe Serbia aplikon të njëjtën gjë me qytetarët e Kosovës.
/Gazeta Blic/


