Sporti

Dita e ndeshjes: Ballkani sot luan për gjithçka në Kazakistan ndaj Astanas

11/09/2023 08:00
nga:Lorik J

Skuadra kampione e Kosovës, FC Ballkani sot do të luajë në Conference League.

FC Ballkani do të jetë mysafir i Astanas në Kazakistan me fillim nga ora 16:30, shkruan GazetaBlic Sport.

Në “Astana Arena” do të zhvillohet takimi mjaft i rëndësishëm i grupit C të Conference League.

Astana dhe Ballkani kanë pikë të barabarta në renditje, me nga tri secila nga tri ndeshje të zhvilluara. Dy skuadrat në këtë duel do të futen për fitore, duke marrë parasysh se ky ballafaqim mund të jetë përcaktues në kalimin e grupit të kompeticionit të UEFA.

Trajneri Ilir Daja dhe mbrojtësi Arbër Potoku u shfaqën mjaft optimist në konferencën për media, ku premtuan se do japin gjithçka që të kthehen në Kosovë me kokën lartë.

/GazetaBlic Sport