Lajme

Dita e Gruas, Osmani: Sot shënojmë arritjet e përpjekjet e grave dhe vajzave për të drejta të barabarta

03/08/2024 10:28
nga:Sh R

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka thënë se sot shënojmë arritjet e grave e vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.

Derisa ka kujtuar edhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat siç tha ajo, u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta. Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi. Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju”, tha Osmani në Facebook.