Lajme

Dita e fundit si president, Meta: Ishte nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm

07/24/2022 08:22
nga:G B

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar fotografi familjare, derisa ka thënë se ka qenë nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm që të shërbente këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar atdheun dhe kombin për më të mirë.

Postimi i tij i plotë:

Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.

Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!