Lajme

Dita e Evropës/ Krasniqi: Po festojmë me sanksione, në vend të njohjeve e anëtarësimeve

05/09/2024 17:02
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Kosova e shënon Ditën e Evropës në muajin e 11 të sanksioneve nga BE, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se qasja e gabuar e Qeverisë Kurti ka sjellë për herë të parë të ashpra me BE-në dhe si pasojë jemi në vendet e sanksionuara nga Bashkimi Evropian.

Krasniqi ka shtuar se në vend se me këtë datë të festonim ndonjë njohje të re ose anëtarësim në ndonjë organizatë, na vijnë kushtëzime për në KiE.

Postimi i saj i plotë:

Në Ditën e Evropës Republika e Kosovës feston muajin e 11 të sanksioneve nga vendet e BE-së.

Republika e Kosovës gjithmonë është njohur si një nga vendet më pro evropiane në Ballkan dhe një shtet demokratik në miqësi të përhershme me ShBA dhe BE. Qasja e gabuar nga Qeveria Kurti ka sjellë për herë të parë përplasje të ashpra me BE-në dhe si pasojë jemi në vendet e sanksionuara nga Bashkimi Evropian.

Në vend se këtë datë ta festojmë me ndonjë njohje të re ose anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare ne gjendemi nën sanksione nga vendet e BE-së, kushtëzime të reja për KiE që vijnë si rrjedhojë e premtimeve të trinomit Kurti-Osmani-Konjufca dhe raporte të rrënuara me Bashkimin Evropian dhe ShBA.

Si shoqëri e kemi obligim që Kosovën ta bëjmë pjesë të të gjitha organizatave ndërkombëtare, të anëtarësohemi në BE, si garanci për të ardhmen tonë demokratike dhe në NATO për garancën e sigurisë në vend dhe mbarë Ballkanin.

Republika e Kosovës e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës e garanton rrugën evropiane për qytetarët tanë.