Lajme

Dita e dytë e fjalëve përfundimtare në Hagë

02/10/2026 08:20
nga:Genita C

Edhe gjatë ditës së martë do të vijojnë deklaratat përfundimtare të ZPS-së në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Seanca do të vazhdojë nga ora 9:00.

Në pjesën përmbyllëse gjatë ditës së hënë u dhanë deklarata lidhur me funksionimin dhe strukturën e Shtabit të Përgjithshëm.

Ndërkohë, në këtë fazë prokuroria, ekipet mbrojtëse dhe ish-krerët e UÇK-së do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i paraqesin trupit gjykues argumentet dhe parashtrimet e tyre përfundimtare.